“Për çka i ke ly buzët”, “Unë kam të drejtë me flejtë me ty” -Detaje të reja nga aktakuza ndaj reperit Fero

6

Reperi, Feronit Shabani, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën psikologjike, ngacmimin dhe kanosje të ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles, Arbenita Ismajli.

Nga qershori deri në tetor 2024, Fero dyshohet se ka shkaktuar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj Arbenitës, duke e ofenduar dhe shqetësuar me thirrje të shumta dhe takime për të marrë apo dorëzuar fëmijën në qendrën për punë sociale në Gjilan.

Duke ju drejtuar me fjalët “me kon je tu fol..qoma shpejt…për cka i ke ly buzt… ” duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë te ndryshme kohore.

Aktakuza e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi përshkruan edhe ngacmimet e vazhdueshme verbale dhe fizike që Fero i ka bërë modeles, përfshirë edhe puthjen në buzë kundër vullnetit së saj, si dhe përmes rrjetit social WhatsApp duke ngacmuar me fjalët ta ha zemrën… shpirti jem … ti je gruaja jem,une kam te drejtë me fjet me ty…. nuk ki të drejtë mem than jo..

Në shtator 2024, situata ka eskaluar me kërcënimet serioze nga reperi, i cili thuhet se i ka thënë ish-bashkëshortes: ke me ma ni krismen.. të vraj …ta nxjerri shpirtin prej vendit..fëlqitë nga vendi ti thej.

Prokuroria sqaron se këto kërcënime Arbenita i ka marrë përmes mesazheve në WhatsApp.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj Feros, thuhet se gjatë takimit në ambientet e QPS në Gjilan, të organizuar për zbatimin e vendimit të gjykatës që vajza të takohej me babain, situata ishte tepër e tensionuar. Vajza kishte një lidhje të fortë emocionale me nënën dhe refuzonte të ndahej prej saj. Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, Feroniti në vend që të fokusohej te vajza, u mor më shumë me ish-bashkëshorten e tij, duke e fyer dhe kërcënuar. Viktima, e detyruar të jetë e pranishme, deklaron se për shkak të komunikimit kërcënues dhe ofendues, kishte realizuar një inçizim si dëshmi, ku Feroniti shprehet se do të publikojë video private të saj nëse ajo poston vajzën në Instagram në ditët kur ajo duhej të ishte me të.

Sa i përket pretendimit se ai e ka puthur ish-bashkëshorten në buzë kundër vullnetit të saj gjatë vitit 2024, i pandehuri mohon kategorikisht, duke deklaruar se një veprim i tillë nuk ka ndodhur dhe se, po të kishte ndodhur, Arbenita do ta kishte denoncuar menjëherë në polici. Ai shton se prej shkurorëzimit kanë pasur raporte të qeta, shpesh janë përshëndetur, kanë dalë për kafe bashkë me vajzën dhe madje kanë udhëtuar së bashku në Velipojë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka paraqitur provat e nevojshme dhe ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.

Fero u arrestua më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.