
Edona James, ish-banorja shumë e përfolur e reality-show-t “Big Brother VIP Kosova”, ka zgjedhur së fundmi të rikthehet në Gjermani, duke ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të hapur dhe të sinqertë për arsyet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.
Në një mini-blog të shpërthyes në rrjetet sociale, Edona ka kritikuar ashpër tregun e showbizit në Kosovë, duke u shprehur se përtej spektakleve dhe famës, pagesat janë shumë të ulëta dhe të papërballueshme për artistët që nuk janë këngëtarë të njohur.
Ajo thekson se vetëm këngëtarët kanë mundësi të fitojnë mirë dhe të jetojnë si jashtë vendit, ndërsa për të tjerët, si ajo, situata është shumë e vështirë.
“Më mirë mos me pas famë hiç, sesa me u pagu vetëm 50 euro. Për intervista nuk japin asnjë cent”, ka deklaruar Edona, duke treguar pakënaqësinë e saj të thellë për mënyrën sesi trajtohen artistët dhe personazhet publikë në skenën kosovare.
Edona James vazhdon të jetë një figurë që nuk kalon pa zhurmë, me mendimet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtra, duke mos hezituar të flasë hapur për realitetin që përballen shumë artistë e krijues në Kosovë.