Soni Malaj shfaqet ‘zjarr’, ekspozon linjat e përsosura trupore në bikini

11

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi të reja të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet gjatë pushimeve verore në brigjet e bukura të Shqipërisë.

E veshur me bikini dypjesëshe – pjesa e poshtme në ngjyrë të zezë klasike dhe pjesa e sipërme me dizajn të larmishëm, 44-vjeçarja pozon në një anije luksoze, përballë një shpelle detare.

Pamja mbresëlënëse dhe figura e saj mahnitëse bënë që ndjekësit e saj të mbesin pa fjalë.

“Shqipëria e bukur,” ka shkruar ajo në mbishkrimin që shoqëron fotot, duke vënë në pah natyrën e mrekullueshme shqiptare, por edhe bukurinë e saj të pandryshuar ndër vite.

Soni Malaj, e cila ka qenë gjithmonë e njohur për stilin elegant dhe sharmin e saj skenik, vazhdon të jetë shembull frymëzimi për shumë gra.

Ajo ruan një mënyrë jetese të shëndetshme, duke kombinuar palestrën me një regjim të rregullt ushqimor — faktorë që, padyshim, ndikojnë në ruajtjen e formës së saj trupore për t’u admiruar.

Interpretuesja e hiteve të shumta, përfshirë “Fluturimi 3470”, jo vetëm që vijon të jetë aktive në skenën muzikore, por edhe të spikasë për elegancën dhe stilin që e karakterizon.