Violeta Kukaj ‘shokon’ me fytyrën e re – Violeta Kukaj mahnit me grim të rëndë

6

Këngëtarja e njohur Violeta Kukaj ka habitur ndjekësit me pamjen e saj të fundit.

Ajo ka publikuar një foto nga një taverne, ku shihet e veshur me një këmishë të bardhë dhe me aksesorë të artë, por ajo që bie më shumë në sy është grimi i rëndë që ka realizuar për këtë paraqitje, raporton ORAinfo.

Me grim të plotë dhe buzë të dukshme të lyer, Violeta ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa fansat nuk kanë nguruar ta komplimentojnë për stilin dhe kujdesin që i kushton vetes.

Në mbishkrimin e fotos, ajo ka shkruar “Foxy Eyes”, duke lënë të kuptohet se ka realizuar një stil të tillë për sytë e saj këtë herë. /ORAinfo/

Shikoni pamjen e saj më poshtë: