Burrin e ka në krah, por Adelina Tahiri zgjedh ta ‘fshijë’ nga fotoja

6

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka publikuar një foto të re gjatë pushimeve, ku shfaqet mjaft natyrale dhe e buzëqeshur.

Ajo ka zgjedhur një kapelë verore dhe një bluzë transparente, duke treguar stilin e saj të zakonshëm luksoz dhe femëror, raporton ORAinfo.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se në foto shihet vetëm një pjesë e bashkëshortit të saj, avokatit maqedonas me të cilin ka diferencë të madhe moshe.

Adelina, e cila zakonisht e ruan privatësinë e familjes, këtë herë ka vendosur ta “zhdukë” atë nga fotografia, duke fokusuar gjithë vëmendjen tek vetja.

Edhe pse postimet e saj me bashkëshortin janë të rralla, duket se këngëtarja e ka shijuar këtë moment romantik në mënyrën e saj, duke ndarë me ndjekësit vetëm atë që ajo dëshiron të shohin.