Fjolla Svirca prek me dedikimin për nënën e ndjerë: “Dje, sot, nesër – gjithmonë do të më mungosh”

4

Fjolla Svirca Mehmeti ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ka kujtuar me shumë mall dhe dashuri nënën e saj të ndjerë. Në një foto ku shfaqet krah saj, Fjolla shkruan:

“Dje, sot, nesër – gjithmonë do të më mungosh, Nanë. Zëri yt, përqafimi yt, fjalët që gjithmonë më jepnin forcë – të gjitha jetojnë në zemrën time. Koha ecën, por mungesa jote mbetet po aq e dhimbshme. Faleminderit që më dhe gjithçka që isha dhe që jam.”

Ky dedikim i ndjerë ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime për dhimbjen që ajo vazhdon të ndjejë.