Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Flet miku i këngëtarit

4

Gentian Dibra, i njohur si Dj Tëin, miku i fermerit Big Basta ishte i ftuar në “Ferma Club” në Vizion Plus nën moderimin e Ditea Berishës.

Miku i Big Bastës tha se është herët akoma dhe Big Basta nuk e ka shfaqur veten 100% aty brenda në Fermë.

“Është pak i rezervuar, por do shpërthejë”, tha ai.

Gjithashtu ai mohoi zerat se Big Basta dhe bashkëshortja e tij, Vesa Luma janë divorcuar. Meridian Ramçaj dhe Klegia Troksi të pranishëm në studio thanë se divorci ishte një strategji marketingu, por e gabuar.

“Është e vërtetë, aq sa unë të jem president i Amerikës në këto momente. Big Basta është një baba, bashkëshort shumë i mirë, janë lajme që i përcjellin për të fituar views”, tha miku i tij.

Meridian Ramçaj: Divorci i tyre u përdor 10 ditë para fillimit të Fermës. Mendoj se ishte çështje marketingu, ata janë një çift perfekt dhe një çift për tu marrë shembull. Unë ekam lexuar para se të niste Ferma Vip se ata janë në krizë, nuk u bë një postim nga Vesa, etj. Fakti që mbrëmë Vesa ka bërë një postim gjatë spektaklit, do të thotë shumë.

Klegia Troksi: Është një strategji e gabuar marketingu. U zbuluan edhe sepse suporti që mund t’i jepte Vesa nga jashtë do të ishte një plus për Big Bastën./vizionplus.tv