Teuta Rugova u martua dje, dalin prapaskenat gjatë përgatitjes për ditën me të lumtur

6

Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, është martuar dje në një ceremoni të veçantë familjare.

Ajo ka mahnitur me paraqitjen e saj elegante dhe plot finesë, duke shkëlqyer në vellon e bardhë të nusërisë. Me një fustan të punuar me dantellë të hollë dhe detaje floreale, Teuta dukej elegante dhe rrezatonte lumturi.

Pamjet nga përgatitjet e ditës së madhe po qarkullojnë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës kanë uruar çiftin për martesën dhe kanë komplimentuar stilin e nuses.

Martesa e Teutës është përjetuar me shumë emocion edhe nga të afërmit e saj, të cilët ruajnë me kujdes kujtimin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. /ORAinfo/