Kader lajmërohet nga pushime – nuk do ta besoni kush po e shoqëron!

8

Influencerja Kader Kicaj, po shijon ditët e nxehta të verës në një destinacion bregdetar, dhe ndjekësit e saj në Instagram janë të mahnitur me pamjet që po ndan.

Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje në postimin e fundit ishte shoqëria që ka zgjedhur për pushimet: Kaderi po relaksohet së bashku me Shqipen, ish-banoren e reality-show-t “Big Brother VIP Kosova”, raporton ORAinfo.

Të dyja duken mahnitëse në bikini, teksa kanë pozuar pranë njëra-tjetrës, të buzëqeshura dhe plot vetëbesim.

Ndjekësit nuk kanë kursyer komentet dhe pëlqimet, duke e quajtur këtë duo si një “kombinim eksploziv”.

Pushimet sapo kanë nisur për to, dhe fansat me padurim presin më shumë momente nga kjo miqësi e papritur por shumë interesante. /ORAinfo/