
Tringa Berisha, reja e këngëtares së njohur Mihrije Braha, ka zgjedhur bregdetin për të pushuar këto ditë vere, duke ndarë me ndjekësit momente mahnitëse buzë detit.
E veshur me një fustan të lehtë veror me motive lulesh, Tringa ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj elegante dhe trupin e tonifikuar.
Fotografitë e saj buzë detit, me sfondin piktoresk dhe dritën e artë të diellit, kanë marrë komente të shumta pozitive në rrjetet sociale, raporton ORAinfo.
Ajo shihet duke pozuar me vetëbesim dhe stil, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për bukurinë dhe finesën që e karakterizon.
Reja e artistes së dashur shqiptare po vazhdon të jetë gjithnjë e më e pranishme në mediat rozë, dhe duket se po ndërton një profil të admirueshëm si influencuese në rrjetet sociale. /ORAinfo/