Oferta prej 55 milionë euro ka arritur, Inter shet yllin e ekipit

3

Oferta tunduese ka arritur, Inter shet yllin e ekipit.

Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Yann Bisseck.

Qendërmbrojtësi gjerman, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij mbreslënëse me fanellën e zikaltërve.

Bisseck iu bashkua Interit në verën e vitit 2023 për vetëm 7.5 milionë euro, ndërsa tani në adresë të zikaltërve ka arritur një ofertë prej 55 milionë eurove.

Tottenham synon transferimin e Bisseck në verë dhe Spurs i kanë prezantuar Interit një ofertë prej 55 milionë eurove.