
Dede Qoku është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet.
Peshkatari, rreth 60-vjeç, u denoncua i zhdukur nga shoku i tij me iniciale D. Q., rreth orës 13:40.
Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e trupit të Dede Qokut.
Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë.
Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.