As Egli, as Gjesti – Nuk do ta besoni se kush ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”…

21
as-egli,-as-gjesti-–-nuk-do-ta-besoni-se-kush-ka-fituar-me-shume-ndjekes-ne-“instagram”…
As Egli, as Gjesti – Nuk do ta besoni se kush ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”…

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Një javë më parë Gjesti numëronte 602 mijë ndjekës dhe sot numëron 600. Gjesti ka humbur 2 mijë ndjekës.

Egli një javë më parë ishte në shifrat 371 dhe këtë javë është njësoj. Këngëtarja Egli Tako është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas performancës së saj në një koncert të fundit, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës. Paraqitja e saj u komentua gjerësisht, por jo për arsye pozitive.

Me po asnjë ndryshim nga java e kaluar rezulton edhe Françeska Murati. Ajo numëron sërish 152K në “Instagram”-in e saj.

Joz Marku ka fituar 2 mijë ndjekës nga java e kaluar. Nga 99K që numëronte, tashmë ai ka 101K në “Instagram”. Kujtojmë se Joz Marku u pyet në “Live From Tirana” nga Ronaldo Sharka në lidhje me Gjestin dhe ai u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.

Në vendin e parë ndodhet sërish Krisa Çaushi. Një javë më parë ajo numëronte 73 mijë ndjekes ndërsa sot 76.4K. Krisa ka fituar plot 3.4K ndjekës.

after content