Arrihet akordi, Armando Broja gjen skuadrën e re për të vazhduar karrierën në Premier Ligë

3
arrihet-akordi,-armando-broja-gjen-skuadren-e-re-per-te-vazhduar-karrieren-ne-premier-lige
Arrihet akordi, Armando Broja gjen skuadrën e re për të vazhduar karrierën në Premier Ligë

Armando Broja zgjidh dilemat për të ardhmen dhe do të vazhdojë karrierën në Premier Ligë, ndonëse jo më të klubi i Çelsit.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabris Haukins, të konfirmuar nga burime të ndryshme në Angli, Çelsi dhe Bërnli kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit. Nuk dihet ende formula me të cilën Broja do të transferohet atje, nëse në formë huazimi apo shitje përfundimtare.

Por gjithsesi, bëhet e ditur se edhe lojtari ka dhënë pëlqimin e tij për këtë destinacion dhe do të udhëtojë që nesër për vizitat mjekësore dhe firmën me skuadrën e re, me të cilën do të luajë në këtë sezon e ndoshta edhe në vijim.

Bërnli, i cili drejtohet nga ish-mesfushori i njohur anglez Skot Parker, u ngjit këtë sezon nga Championship përsëri në elitë, por ka synime që të përforcohet me emra cilësorë që të mos bëjë përsëri rrugën e kundërt në fund të sezonit, Kohët e fundit kësaj skuadre iu bashkua edhe një emër shumë i njohur si Kajl Uoker, ish-kapiteni i Mançester Sitit.

after content