Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale tha se shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.
Gjatë këtyre dy muajve janë kryer mbi 34 mijë vizita në banesa dhe rreth 12 mijë këshillime mjekësore.
“Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.