Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta.
Avokati Kujtim Cakrani i tha gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish-presidenti Meta, që pritet të transportohet nga paraburgimi “313”, në ambientet e SPAK. Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj jave.
Më herët akuzat i janë deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit.