S’do ta besoni se ku pritet të luajë Jasir Asani në sezonin e ardhshëm

4
s’do-ta-besoni-se-ku-pritet-te-luaje-jasir-asani-ne-sezonin-e-ardhshem
S’do ta besoni se ku pritet të luajë Jasir Asani në sezonin e ardhshëm

Besohet ka zgjedhur paratë. Jasir Asani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Iran, dhe mediat nga Teherani njoftojnë se ka arritur akordin me klubin ku pritet të kalojë tepër shpejt.

E përditshmja “Teheran Times”, shkruan se klubi Esteglal ka marrëveshje me futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, që prej gati dy vjetësh luan në Korenë e Jugut.

Nuk jepen hollësi financiare për parakontratën, ndonëse besohet se Asani do të fitojë në Iran më shumë sesa në skuadrën e tanishme, Kuangju, ndërsa firma do të vlejë për 18 muaj.

Ai do të shkojë në klubin më të vjetër iranian, me bazë në Teheran, dhe me emrin që përkthehet Pavarësia.

Do të luajë për skuadrën që ka dalë 9 herë kampione e vendit, dhe që ka fituar dy herë Championsin e Azisë.

Gjithsesi, Esteglal duhet të merret vesh me Gwangju FC, përcjell abcnews.

Koreano-jugorët kanë kontratë me shqiptarin nga Shkupi deri në dhjetor të këtij viti, dhe kërkojnë të paktën 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Më herët, klubi japonez Yokohama u përpoq ta merrte Asanin, i cili këtë sezon ka 8 gola e 2 asistë në 21 ndeshje të kampionatit të Koresë së Jugut, si dhe pati 9 gola e një asist në vetëm 10 ndeshje në Championsin e Azisë, ku arriti çerekfinalen në sezonin që Gwangju FC e pati debutues.

after content