Artur Meçollari zbardh prapaskenat e forta dhe ngre alarmin: Qeveria po fut NATO-n në kurth korruptiv me Porto…

2
artur-mecollari-zbardh-prapaskenat-e-forta-dhe-ngre-alarmin:-qeveria-po-fut-nato-n-ne-kurth-korruptiv-me-porto…
Artur Meçollari zbardh prapaskenat e forta dhe ngre alarmin: Qeveria po fut NATO-n në kurth korruptiv me Porto…

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke zbuluar se pas projektit të Porto Romanos fshihet një skemë korruptive që tenton të përdorë NATO-n si “mbulesë” legjitimuese. Në një intervistë dje për “MCN TV”, ai deklaroi se kryeministri dhe ministrat e tij kanë mashtruar publikun, duke pretenduar se aleanca ka miratuar ndërtimin e një baze detare në Porto Romano, ndërkohë që NATO nuk ka bërë asnjë studim dhe nuk ka shpenzuar asnjë euro për këtë port. Meçollari thekson se prej katër vitesh NATO po studion vetëm bazën e Pashalimanit, e cila pritet të marrë një vendim pozitiv për t’u kthyer në bazë detare logjistike, të ngjashme me atë të Kuçovës.

Sipas tij, qeveria shqiptare tenton të legjitimojë Porto Romanon si “efektiv” duke i kërkuar NATO-s të vendoset aty, me synimin që propaganda qeveritare ta paraqesë projektin si të miratuar ndërkombëtarisht. “54 milionë euro janë hedhur për një port që nuk ekziston”, paralajmëron ish-komandanti, duke kujtuar se Porto Romano është një projekt 2 miliardë eurosh, pa studim fizibiliteti dhe pa garanci suksesi. Ai shton se kjo manovër e qeverisë lidhet me dhënien e Portit të Durrësit biznesmenit arab Alabar, duke lënë Shqipërinë pa port tregtar strategjik, që ka rëndësi kyçe për BE-në dhe NATO-n. “Qeveria po kërkon të fusë NATO-n në një kurth korruptiv, ndërsa mashtron qytetarët për një bazë detare që ekziston vetëm në letër”, përfundon Meçollari.

REAGIMI I Z. MEÇOLLARI:

“NATO ka rreth 4 vjet që vazhdon ta studiojë bazën e Pashalimanit si bazë detare të NATO-s. Kjo është një bazë të një kërkese që ka bërë qeveria shqiptare në tetor të vitit 2019. Studimi filloi në 2021-shin për shkak të pandemisë, dhe ekipi i fundit që ka ardhur për këtë qëllim ka qenë në 10 prill 2025. Pritet një vendim i NATO-s, që për mua do jetë një vendim pozitiv, që Pashalimani do jetë një bazë e NATO-s, logjistike ndoshta, që mund të ketë të njëjtin status si baza e Kuçovës. Kryeministri i ka propozuar NATO-s bazë detare në Porto Romano. Në 2022 qeveria shqiptare pa u konsultuar me NATO-n, i kërkon NATO-s, të ngrejë një bazë detare në Porto Romano. Qeveria shqiptare do të legjitimojë portin e Porto Romanos, dhe të jepi imazhin që është port efektiv, dhe i bën kërkesë NATO-s që të vijë, dhe duke ardhur NATO legjitimohet efiktiviteti i portit, por ka 3 vjet që NATO nuk kthen asnjë përgjigje, dhe s’ka bërë asnjë studim për Porto Romanon.

Kryeministri, ministri Vëngu dhe ministrja Balluku thonë që NATO e ka vendosur teknikisht që do jetë bazë e NATO-s Porto Romano, por pritet vendimi politik. Kjo s’është e vërtetë. Në gjykimin tim shpejt do jetë një vendim të NATO-s, dhe me informacionin që kam unë do jetë pozitiv, që Pashalimani do kthehet në bazë detare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes duke deklaruar që ka hedhur 54 milionë në Porto Romano, që NATO ka marrë vendim, mund të deklarojë që Pashë Alimani s’do jetë bazë e NATO-s, se ai e di. Loja që bën qeveria shqiptare, nuk është gjë tjetër, veçse kërkojnë të fusin NATO-n në një kurth korruptiv në Shqipëri.

Porto Romano projekti 2 miliardë euro që nuk garanton sukses

Porti i Porto Romanos doli si opsion pasi u dha Porti i Durrësit për biznesmenin arab Alabar, dhe ndryshimi i destinacionit bëri që Shqipëria të ngelet pa port tregtar. Porti i Durrësit s’është një port aq i parëndësishëm, plus që është në politikat e BE për Korridorin Tetë, dhe pjesë e strategjisë së NATO-s për transferim trupash nëse do jetë e nevojshme. Qeveria shpiku historinë e Porto Romanos, që s’mund të zëvendësojë në kuptimin e plotë të fjalës Portin e Durrësit, për shkak të pozicionit gjeografik. Konstruksioni i tij është shumë i kushtueshëm 2 miliardë euro, ku Porti i Durrësit kushton 6 miliardë euro. Këto bëhen pa konsultim me NATO-s, pa konsultim me BE-në. Qeveria po bën tenderin e tretë për ndërtimin e portit. Ka alokuar 400 milionë euro. Porti i Porto Romanos s’ka studim fizibiliteti dhe s’garanton suksesin e tij. Duke deklaruar kryeministri që ato do jetë bazë e NATO-s, i jepte asaj qëndrueshmëri, që ja edhe NATO u vendos në Porto Romano. Por NATO s’ka hedhur asnjë lekë. Ministri i Mbrojtjes ka hedhur 54 milionë për një port që s’ekziston”, deklaroi dje ish-komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari.

after content