U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza

2
u-raportua-i-zhdukur,-55-vjecari-shqiptar-gjendet-i-pajete-ne-rezervuarin-e-ujerave-te-zeza
U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar, i raportuar i zhdukur është gjetur i pajetë në një rezervuar të ujërave të zeza në Dafnes, Heraklion.

Trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit, të cilët shkuan në vendngjarje. Ata kryen një operacion pompimi të ujërave të zeza nën dyshimin e një shqiptari kishte rënë në rezervuar.

55 -vjeçari ishte raportuar i zhdukur mëngjesin e sotëm, duke bërë që autoritetet të kërkonin në zonë.

Shkaku i vdekjes së tij po hetohet, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

after content