Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Menkulas të Devollit paraditen e sotme (4 Gusht).
Raportohet se një mjet tip zetor ka dalë nga rruga rreth orës 11:00 dhe është përmbysur.
Mësohet se zetori ka zënë poshtë drejtuesin e mjetit, rreth moshës 75-vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 11:00, në fshatin Menkulas, shtetasi H. L., rreth 75 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor (zetor) dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi H. L..
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi policia.