TMERR/ Gruaja sulmohet s*ksualisht nga instruktori teksa fluturonin me parashutë: Më shtrëngoi trupin dhe…

42
tmerr/-gruaja-sulmohet-s*ksualisht-nga-instruktori-teksa-fluturonin-me-parashute:-me-shtrengoi-trupin-dhe…
TMERR/ Gruaja sulmohet s*ksualisht nga instruktori teksa fluturonin me parashutë: Më shtrëngoi trupin dhe…

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Tunizi, ku një turiste raportohet se është sulmuar seksualisht.

Sipas mediave të huaja, gruaja britanike, nënë e dy fëmijëve, thotë se është sulmuar seksualisht teksa ishte duke fluturuar me parashutë, nga instruktori. bënte parashutë gjatë pushimeve në Tunizi. Ajo pretendon se instruktori e ka prekur me dorë dhe e ka afrua rtrupin e tij pas të tijit, ndërsa ata ishin të lidhur së bashku në ajër mbi qytetin turistik të Sousse.

Ajo kishte rezervuar një fluturim me parashutë në çift me një shoqe, por stafi u tha se frynte shumë erë që të ngjiteshin bashkë. Në vend të kësaj, secila prej tyre do të fluturonte me një instruktor. Shoqja e saj shkoi e para dhe nuk pati probleme. Duke parë nga plazhi, ajo vuri re se kishte qartë një distancë të konsiderueshme midis shoqes së saj dhe guidës mashkull. Por ajo tha se fluturimi i saj ishte një përvojë krejtësisht e ndryshme.

“Ndjeva pjesën e pasme të bikinit duke u tërhequr dhe ai po tërhiqte rripin. Me siguri po e shtrëngonte rripin për të më afruar. Këmbët e tij më rrethuan, njërën dorë e kishte ngritur mbi parashutë, tjetrën jo. Pastaj e ndjeva që më preku këmbën. Ai po më prekte me dorë, po lëvizte para-mbrapa drejt meje dhe më fliste në arabisht. E ndjeva duke më prekur. Vazhdoja ta përkulja shpinën. Ndihesha e dhunuar, e ndyrë dhe e frikësuar. Ishte vetëm një djalosh i ri, ndoshta rreth të 20-ave. Ishte një përvojë e tmerrshme dhe u frikësova shumë. Ndihesha e pafuqishme pezull në ajër”, tha ajo për “The Sun”.

Gruaja thotë se shpërtheu në lot sapo zbriti në tokë dhe menjëherë ia raportoi incidentin menaxherit të qendrës së sporteve ujore. Më pas ajo shkoi në policinë lokale.

Gruaja kishte rezervuar paketën e pushimeve easyJet me vlerë 6,000 paund me fëmijët e saj dhe nuk mundi të shijonte pjesën tjetër të udhëtimit. Ajo thotë se sulmuesi i dyshuar i saj është arrestuar që atëherë dhe kompania e saj e sigurimeve, si dhe Ministria e Jashtme, po e ndihmojnë.

EasyJet tha se ‘siguria dhe mirëqenia e klientëve tanë është një përparësi dhe ne po vazhdojmë ta mbështesim’ gruan.

“Gjithashtu, po bashkëpunojmë ngushtë me partnerin tonë të hotelit për të shqyrtuar raportet.”– thuhej në reagimin e kompanisë.

after content