
Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.
Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari. Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.