‘Komunikimi i koduar që i tradhëtoi’/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, bie në prangat e policisë 32-vjeçari

2
‘komunikimi-i-koduar-qe-i-tradhetoi’/-cifti-shqiptar-drejtonte-rrjetin-e-kokaines,-bie-ne-prangat-e-policise-32-vjecari
‘Komunikimi i koduar që i tradhëtoi’/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, bie në prangat e policisë 32-vjeçari

Policia italiane ka finalizuar një aksion që kishte nisur muaj më herët me disa goditje radhazi të aktivitetit, me total mbi 1 kg kokainë të sekuestruar dhe disa të arrestuar. Së fundmi janë kapur një 32-vjeçar shqiptar dhe një italo-argjentinas 41-vjeçar. Kurse nën akuzë u mor edhe një 24-vjeçare shqiptare, anëtare e grupit të shpërndarësve.

Çmontohet grupi i shpërndarjes së kokainës në Fermo, mes të arrestuarve dhe akuzuarve edhe një çift shqiptarësh.Nga hetimet e deritanishme rezulton se organizata bënte shpërndarjen tek klientët pasi komunikonte dhe dërgonte me mesazhe apo foto vendet e takimit, kurse dozat shkonin deri në 1 gram.

Policia tha se tre të dyshuarit akuzohen si drejtuesit e rrjetit të shpërndarjes në zonën Lido Tre Archi dhe gjithashtu në Lido di Fermo.

Pas vëzhgimit dhe përgjimit, agjentët arritën deri tek të arrestuarit duke i gjurmuar. Shume prej klientëve vinin nga jashtë rajonit të Fermos, në zonën e plazhuit, 2-3 herë në javë, për të blerë mallin.

Së fundmi ishte kapur një shpërndarës me 30 doza kokainë pranë lulishtes së qytetit. Kurse në një rast tjetër hetuesit sekuestruan një shportë që po zbritej nga pallati në ballkonin e një apartamenti, ku gjendeshin një sasi valute dhe që u shkëmbye me një sasi droge. Në total është kapur të paktën 1 kg kokainë gjatë aksioneve dhe hetimet vijojnë.

after content