
Si pasojë e përplasjes së fortë të paktën 3 persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën.
Një aksident i rëndë u regjistrua sot në autostradën A1 pranë Arezzos, Itali.
Një kamion i cili doli nga korsia e tij u përplas me një ambulancë dhe tre makina të tjera.
Viktimat ishin të gjithë pasagjerë në ambulancë, e cila u shkatërrua plotësisht.
Autostrada A1 Milano-Napoli është e mbyllur midis Valdarnos dhe Arezzos, dhe trafiku është bllokuar në të dyja drejtimet.