
Pas një fundjave të mbushur me energji, muzikë dhe emocione të paharrueshme, Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival.
Në një status të ndjerë në rrjetet sociale, Dua shprehu mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit.
Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.
“Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.
Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.
Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.
Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”…”
Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë.
Vizita e sivjetshme ishte edhe më veçantë për artisten e cila mori shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial.
Dua tanimë ka shtetësi të Britanisë së Madhe, Shqipërisë e po ashtu të Kosovës.