Aksident i rëndë, makina përplaset me shtyllën elektrike (Detaje)

3
aksident-i-rende,-makina-perplaset-me-shtyllen-elektrike-(detaje)
Aksident i rëndë, makina përplaset me shtyllën elektrike (Detaje)

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.

after content