Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të hëne (4 gusht) në një rrugë në fshatin Paçram, Vau i Dejës.
Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri.
Viktima i identigikuar si Frrok Lleshi, u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 21:00.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Njoftimi i Policisë
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.