Del raporti! Hetimi zbulon çfarë e shkaktoi shpërthimin e nëndetëses “Ocean Gate”

3
del-raporti!-hetimi-zbulon-cfare-e-shkaktoi-shperthimin-e-nendeteses-“ocean-gate”
Del raporti! Hetimi zbulon çfarë e shkaktoi shpërthimin e nëndetëses “Ocean Gate”

Shpërthimi i nëndetëses Titan u shkaktua nga humbja e integritetit strukturor të trupit të saj prej fibre karboni, duke çuar në vdekjen “e menjëhershme” të të gjithë personave në bord, ka përcaktuar hetimi i Rojës Bregdetare të SHBA-së.

“Kjo humbje e integritetit strukturor shkaktoi shpërthimin e papritur katastrofik të trupit të anijes”, thuhet në raport.

Njerëzit në bord ishin “të ekspozuar ndaj afërsisht 4.930 paund për inç katror të presionit të ujit, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të të pesë personave”. Raporti thotë se drejtori ekzekutiv i OceanGate, Stockton Rush, i cili vdiq në bord të nëndetëses,injoroi të dhënat jetësore gjatë periudhës para incidentit për shkak të mungesës së mbikëqyrjes.

“Mungesa e mbikëqyrjes nga palë të treta dhe e punonjësve me përvojë të OceanGate në staf gjatë operacioneve të tyre të Titan në vitin 2023 i lejoi Drejtorit Ekzekutiv të OceanGate të injoronte plotësisht inspektimet jetësore, analizat e të dhënave dhe procedurat parandaluese të mirëmbajtjes, duke kulmuar në një ngjarje katastrofike“, thuhet në raport.

Nga shpërthimi, humbën jetën biznesmeni Shahzada Dawood, 48 vjeç; djali i tij, Suleman Dawood, 19 vjeç; eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç, CEO i OceanGate, 61-vjeçari Stockton Rush dhe biznesmeni dhe eksploruesi Hamish Harding.

after content