Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet (Video)

3
vlora-mes-stuhise-dhe-reshjeve,-largohen-turistet-me-vrap-nga-plazhet-(video)
Vlora mes stuhisë dhe reshjeve, largohen turistët me vrap nga plazhet (Video)

Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë.

Reshjet kanë përfshirë të gjithë qytetin, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke detyruar pushuesit të largohen nga plazhet.

Për shkak të kushteve të papritura atmosferike, shumë pushues janë larguar nga bregdeti dhe kanë kërkuar strehë në ambiente të mbyllura.

Autoritetet janë në terren për të monitoruar situatën, ndërsa pritet përmirësim i motit në orët në vijim.

after content