Mesfushori kuqezi injoron ofertat e huaja, gazetari zbulon prapaskenat
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani duket se është pranë një largimi nga Interi, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë. 23-vjeçari nga Elbasani ka refuzuar disa oferta konkrete nga klube të Serie A dhe jashtë Italisë, duke treguar kujdes maksimal në zgjedhjen e hapit të radhës në karrierë.
Një prej ofertave më serioze ka ardhur nga Real Betis në La Liga, por Asllani i ka bërë të ditur përfaqësuesve të tij se dëshiron të qëndrojë në Serie A, ku ndihet më komod dhe më i integruar.
Së fundmi, interesim serioz për Asllanin ka shfaqur Sassuolo, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit italian. Klubi e ka kontaktuar zyrtarisht mesfushorin, duke i ofruar një rol kyç në projektin e ri të drejtuar nga Fabio Grosso, kampion bote me Italinë më 2006.
Por Asllani ka refuzuar kategorikisht kalimin te Sassuolo, duke mos qenë i gatshëm të nisë një aventurë të re në një skuadër që lufton për mbijetesë në Serie A.
Edhe pse drejtori ekzekutiv i klubit, Giovanni Carnevali, konfirmoi interesimin, ai pranoi për mediet tej Adriatikut se Asllani nuk kishte interes për Sassuolon.
“Asllani te Sassuolo? Jo, sepse lojtari nuk ka interes të vijë te Sassuolo”, tha ai.
Asllani kërkon një klub ku të ketë hapësira të rregullta dhe një projekt ambicioz, pasi vitet e fundit te Inter e panë më shumë si zëvendësues sesa titullar të konsoliduar. Fiorentina, Bologna, Parma dhe Torino kanë shprehur interes për të, me Interin që kërkon ta largojë