Gruaja vdes pasi hidhet nga pallati, trupi i pajetë prej orësh në vendngjarje (Video)

20
gruaja-vdes-pasi-hidhet-nga-pallati,-trupi-i-pajete-prej-oresh-ne-vendngjarje-(video)
Gruaja vdes pasi hidhet nga pallati, trupi i pajetë prej orësh në vendngjarje (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal.

Fatkeqësisht trupi i pajetë i viktimës F. Hasanit ka qëndruar për më shumë se 2 orë pasi ekspertët që duhej të ishin aty jo shumë kohë pas ngjarjes, nuk kanë shkuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në rënien fatale të 65-vjeçares./© SYRI.net

after content