Bari/ Shqiptari sëmuret në port, ndërhyrja e policisë i shpëton jetën

2
bari/-shqiptari-semuret-ne-port,-nderhyrja-e-policise-i-shpeton-jeten
Bari/ Shqiptari sëmuret në port, ndërhyrja e policisë i shpëton jetën

Një episod i rëndë shëndetësor u regjistrua fundjavën e kaluar në portin e Barit, ku një shtetas shqiptar, në pritje për t’u nisur drejt Durrësit, pësoi një krizë epileptike në zonën e kontrollit të mjeteve.

Gjatë patrullimeve rutinë në pikën kufitare, agjentët e Policisë së Shtetit italian ndërhynë menjëherë sapo konstatuan gjendjen e rënduar të qytetarit. Ata njoftuan menjëherë shërbimin emergjent mjekësor 118 dhe, në të njëjtën kohë, kërkuan ndihmën e personelit mjekësor që ndodhej në bord të një prej anijeve të ankoruara në breg.

Ndihma e parë e dhënë nga efektivët ishte vendimtare: përmes veprimeve të shpejta dhe tw sakta, ata arritën të shmangin rrezikun e mbytjes dhe të stabilizonin gjendjen e të prekurit, deri në mbërritjen e ambulancës.

Më vonë, stafi mjekësor konfirmoi se burri kishte pësuar një krizë epileptike.

Ky rast thekson edhe një herë rolin jetik që luan Policia e Shtetit në garantimin jo vetëm të sigurisë publike, por edhe të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, sidomos në ambiente sfiduese dhe të ngarkuara si portet ndërkombëtare gjatë fluksit të udhëtarëve.

after content