Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

2
punetori-58-vjecar-nderron-jete-pas-12-ditesh-ne-koma/-incidenti-ne-kantierin-e-ndertimit,-flasin-familjaret:-pesoi…
Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i tij i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot. Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve

Ngjarja që ndodhi 12 ditë më parë, fillimisht u raportua si një aksident pune, ku Alkollari mbeti i lënduar rëndë, ndërsa policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Familjari i 58-vjeçarit të ndjerë tregon se Alkollari ka qëndruar për 12 ditë në gjendje kome dhe ka pasur fraktura shumë të rënda në pjesën e kokës.

Sipas tij ai nuk ka pasur shpresa për të mbijetuar që ditën e parë të shtrimit në spital, pasi vetëm 7 orë pasi 58-vjeçari mbërriti në spital është kaluar në intubim dhe reanimacion, ku qëndroi deri në momentin që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Ky zhvillim e bën edhe më të rëndë rastin dhe pritet që hetimet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete që çuan në humbjen e jetës së punëtorit.

after content