Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas refuzoi të bënte testin e alkoolit, arrestohet

2
perplasi-disa-makina-te-parkuara-ne-durres,-me-pas-refuzoi-te-bente-testin-e-alkoolit,-arrestohet
Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas refuzoi të bënte testin e alkoolit, arrestohet

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara në rrugë.

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin, duke përplasur disa makina të tjera.

Pas aksidentit, 40-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e Policisë për t’i kryer testin e alkoolit.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”.

after content