Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari! I riu, pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër! Efektivët civilë e rrethojnë, e nxjerrin nga makina dhe… Pamjet

21
do-t’u-shiste-arme-shtetasve-qe-kryejne-vrasje,-arrestohet-28-vjecari!-i-riu,-pjesetar-i-nje-grupi-kriminal-ne-shkoder!-efektivet-civile-e-rrethojne,-e-nxjerrin-nga-makina-dhe…-pamjet
Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari! I riu, pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër! Efektivët civilë e rrethojnë, e nxjerrin nga makina dhe… Pamjet

Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me dy armë zjarri në makinë.

Aleksandër Matoja, banues në Shkodër, dyshohet se do t’ua shiste pistoletat shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës

28-vjeçari rezulton shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës”, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.