Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë del me njoftimin: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

2
ndryshime-ne-aplikimin-per-vize-amerikane,-ambasada-e-shba-ne-tirane-del-me-njoftimin:-ja-cfare-ndryshon-nga-2-shtatori
Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë del me njoftimin: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese – përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim – do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS

after content