LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vrarë një person

2
lajm-i-fundit/-gjendet-i-vrare-nje-person
LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vrarë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan të Beratit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një të shtënë me armë gjahu.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:00, shtetasi Th. K., 53 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër.

Nga pakujdesia, ai ka plagosur A. T., 57 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagës së marrë.

Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. /noa.al

after content