Lezhë/ Arrestohet kreu i organizatës kriminale për trafik armësh nga Shqipëria në Itali, në pranga dhe dy të tjerë

2
lezhe/-arrestohet-kreu-i-organizates-kriminale-per-trafik-armesh-nga-shqiperia-ne-itali,-ne-pranga-dhe-dy-te-tjere
Lezhë/ Arrestohet kreu i organizatës kriminale për trafik armësh nga Shqipëria në Itali, në pranga dhe dy të tjerë

Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Dërgesa” kundër trafikimit të armëve dhe municionit luftarak. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër, Guardia di Finanza Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane.

Në pranga ra 30-vjeçari nga Malësia e Madhe, me precedentë penalë të theksuar në trafik droge dhe armësh në Itali, i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal në Lecco pranë Milanos. Ai akuzohet për dërgimin e 5 armëve zjarri dhe municionit drejt Italisë kundrejt fitimit.

U arrestuan edhe dy drejtues mikrobusi, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni. Në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë u sekuestruan 5 armë automatike kallashnikov, qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.

Hetimet zbuluan se shtetasi siguronte armë dhe municione për palë të treta në BE, duke i kamufluar në valixhe brenda shoqërive private transporti.

Njoftimi i policisë së shtetit:

“Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak

Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.
Dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali – kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari nga Malësia e Madhe.

30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit.

Në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.

Sekuestrohen 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.
Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme.

Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.

Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.
Operacioni vijon në Shqipëri e Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.

after content