Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve (Video)

2
me-pantallona-te-shkurtra,-rama-dhe-balluku-dreke-ne-“kep-merli”-me-zevendeskryeministrin-e-emirateve-(video)
Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve (Video)

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz “Opera”, i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë, raporton VoxNews.al.

Aty Al-Nahyan – i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan – është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.

VoxNews.al ka siguruar pamjet teksa Rama dhe ministrat e tij shoqërojnë shehikun arab, i cili e ka vizitën e tij të dytë në Shqipëri. Në pamje, kryeministri shqiptar shfaqet i veshur me rroba plazhi, një kapele kaubojsash dhe syze.

Pas drekës, Rama shihet teksa e përcjell Al Nahyan në portin e resortit duke shkëmbyer edhe batuta teksa i tregon me dorë nga ishulli grek i Korfuzit.

Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është një politikan emiratian i emëruar ministër i Jashtëm në vitin 2006 dhe gjithashtu një nga katër zëvendëskryeministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2009.

after content