Aksident i RËNDË/ Makina përplas 10-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, i mituri përfundon në koma

3
aksident-i-rende/-makina-perplas-10-vjecarin-qe-po-levizte-me-biciklete,-i-mituri-perfundon-ne-koma
Aksident i RËNDË/ Makina përplas 10-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë, i mituri përfundon në koma

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku i mituri u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Shoferi i makinës, 50-vjeçari Agim Mustafa është arrestuar, teksa i mituri është dërguar në spital. Aktualisht gjendja e tij raportohet e rëndë dhe thuhet se ende nuk ka fituar vetëdijen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

after content