Aksidentoi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua, arrestohet i riu në Berat

4
aksidentoi-per-vdekje-57-vjecaren-dhe-u-largua,-arrestohet-i-riu-ne-berat
Aksidentoi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua, arrestohet i riu në Berat

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi aksidentoi për vdekje një 57-vjeçare. Policia njofton se 22-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që 57 vjeçarja humbi jetën në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së aksidentit të mbrëmshëm, në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut, ku humbi jetën shtetasja Th. M., 57 vjeçe, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. O., 22 vjeç, banues në fshatin Roshnik.

Ai dyshohet se ka përplasur me pasojë vdekjen, 57-vjeçaren, me automjet tip “Seat” që u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton Policia

after content