Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga, është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Mirë se erdhe Emma, çika ime e vogël”-ka shkruar ai. Agoni është baba edhe i një djali, pesëvjeçar. Ish-anëtari i Babastars ka kohë që është distancuar nga muzika dhe po jeton në Gjermani.