Terror në rrugë/ Qëlloi me armë zjarri pas një parakalimi në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

4
terror-ne-rruge/-qelloi-me-arme-zjarri-pas-nje-parakalimi-ne-aksin-durres-tirane,-arrestohet-46-vjecari-(emri)
Terror në rrugë/ Qëlloi me armë zjarri pas një parakalimi në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

Policia ka vendosur në pranga Alban Domin, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri kushëriri i tij ( E. D) pas një sherri për parakalim në autostradën Durrës-Tiranë.

Blutë njoftojnë se po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Nga të shtënat mbeti i lënduar shoferi 35-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D. Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim”.

after content