Zjarr në parkun natyror të Syrit të Kaltër po përparon me shpejtësi. Edhe pse ishte njoftuar për mbylljen e tij, sërish sot ka pasur turistë.
Rreth 300 të tillë janë evakuuar dhe janë shpëtuar 100 makina të parkuara, ndërsa është bllokuar rruga Sarandë – Muzinë.
Në zonë janë dy helikopterë të ushtrisë, 20 forca dhe 4 mjete zjarrfikëse.
Zjarret përhapen tek Syri i Kaltër, evakuohen turistët
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur.
Burimet bëjnë me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.
Në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.
Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.