Tragjike/ Humb jetën pas një përleshje me disa adoleshentë, arrestohen një vajzë 16-vjeçare dhe dy djem 15-vjeçarë

2
tragjike/-humb-jeten-pas-nje-perleshje-me-disa-adoleshente,-arrestohen-nje-vajze-16-vjecare-dhe-dy-djem-15-vjecare
Tragjike/ Humb jetën pas një përleshje me disa adoleshentë, arrestohen një vajzë 16-vjeçare dhe dy djem 15-vjeçarë

Tre adoleshentë janë arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi një burrë në të 40-at ka ndërruar jetë pas një “sulmi” në Isle of Sheppey pranë Kent në Britaninë e Madhe.

Policia u njoftua për një përleshje mes një grupi të vogël personash në zonën e Warden Bay Road, Leysdown-on-Sea, ku viktima pësoi lëndime të rënda.

Paramedikët dhe një helikopter i urgjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 19:00 të dielën, por pavarësisht përpjekjeve, burri u shpall i vdekur në vend.

Të afërmit e viktimës janë njoftuar nga autoritetet, shkruan The Sun.

Pak kohë më vonë, u arrestuan një vajzë 16-vjeçare dhe dy djem adoleshentë, 14 dhe 15 vjeç, të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ata mbeten në paraburgim ndërsa hetimet vazhdojnë.
Dëshmitarët treguan se kanë parë shërbimet e emergjencës duke i bërë masazh kardiak viktimës, por nuk kanë parë ngjarjet para sulmit.

after content