Një qytetar gjen çantën me 15 mijë euro në rrugë, veprimi i tij habit të gjithë

2
nje-qytetar-gjen-canten-me-15-mije-euro-ne-rruge,-veprimi-i-tij-habit-te-gjithe
Një qytetar gjen çantën me 15 mijë euro në rrugë, veprimi i tij habit të gjithë

Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi kishte gjetur një shumë të madhe parash, zgjodhi t’i dorëzojë ato në polici.

Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro.

Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim.

Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe një shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme.

after content