“Benzi” dhe “Golfi” përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit, të plagosurit nisen me urgjencë drejt spitalit të Burrelit

3
“benzi”-dhe-“golfi”-perplasen-koke-me-koke-ne-tunelin-e-rruges-se-arbrit,-te-plagosurit-nisen-me-urgjence-drejt-spitalit-te-burrelit
“Benzi” dhe “Golfi” përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit, të plagosurit nisen me urgjencë drejt spitalit të Burrelit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Golf”.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Burrelit ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar brenda në tunel dhe përgjatë Rrugës së Arbrit.

after content