39 shtëpi të djegura në Skënderbegas të Gramshit! Flakët shkojnë drejt fshatit Nartë

2
39-shtepi-te-djegura-ne-skenderbegas-te-gramshit!-flaket-shkojne-drejt-fshatit-narte
39 shtëpi të djegura në Skënderbegas të Gramshit! Flakët shkojnë drejt fshatit Nartë

Zjarri i përmasave apokaliptike në Gramsh ka djegur 39 banesa në Skënderbegas.

Flakët vijuan pa ndërprerë edhe gjatë natës, ndërsa vijojnë të hapen vatra të reja zjarri duke dalë jashtë kontrollit.

Të gjitha ekipet e ushtrisë janë të përqendruar për evitimin e përhapjes së flakëve drejt fshatit Nartë, fshati më i populluar dhe nëse zjarri shkon aty, kalon në zonën e Sulovës dhe Cërrikut.

Për neutralizimin e flakëve po punohet me 7 zjarrfikëse, 2 helikopterë, 300 vullnetarë dhe 50 forca të spezializuara.

after content