Bllokada ndaj medias, Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë ndihmojnë në Tepelenë, ndërsa policia dhe ushtria rrethojnë News24

5
bllokada-ndaj-medias,-berisha:-zjarrfikesit-ceke-e-sllovake-ndihmojne-ne-tepelene,-ndersa-policia-dhe-ushtria-rrethojne-news24
Bllokada ndaj medias, Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë ndihmojnë në Tepelenë, ndërsa policia dhe ushtria rrethojnë News24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj angazhimit të forcave të huaja në shuarjen e zjarreve në Tepelenë, duke e vlerësuar si shembull solidariteti, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë për përdorimin e policisë dhe ushtrisë kundër medias News24.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Zjarrfikës çek dhe sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24! Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave.”

Reagimi i Berishës vjen pas ndërhyrjes së policisë në mëngjesin e 9 gushtit, kur forcat e rendit rrethuan godinën e News24, ndërprenë energjinë dhe bllokuan hyrjen e gazetarëve, duke e lënë televizionin jashtë transmetimit për disa ditë.

 

 

after content