Zjarri zbret në qytet, flakët rrethojnë lagjen Kasapaj në Delvinë, rrezikohen depozitat e gazit

4
zjarri-zbret-ne-qytet,-flaket-rrethojne-lagjen-kasapaj-ne-delvine,-rrezikohen-depozitat-e-gazit
Zjarri zbret në qytet, flakët rrethojnë lagjen Kasapaj në Delvinë, rrezikohen depozitat e gazit

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në lagjen Kasapaj e Delvinës dhe flakët janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit dhe banesave qe ndodhen në këtë lagje.

Forcat zjarrfikëse po punojnë pa pushim në terren për neutralizimin e flakëve.

Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, megjithëse disa prej tyre bëjnë rezistencë.

Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit.

after content